"Liri Belishova, gruaja që sfidoi diktaturën"

"Liri Belishova, gruaja që sfidoi diktaturën"

Në Akademinë e Shkencave u promovua sot libri kushtuar Liri Belishovës, një nga figurat më interesante, përfaqësuese të elitës intelektuale mbarëkombëtare.

"Liri Belishova, gruaja që sfidoi diktaturën" u promovua në 90 vjetorin e saj  të ditëlindjes, dhe përveç dhjetra personaliteteve të letrave shqipe, ishin të pranishëm dhe ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, Deputetja e parlamentit të Kosovës, Flora Brovina si dhe gazetare dhe aktore te njohur si Tinka Kurti, Margarita Xhepa e Raimonda Bulku.

Libri eshte i autorit studiues Halil Rama

Libri është i ndarë në pesë kapituj dhe jepet aktiviteti politik dhe shoqëror i Liri Belishovës, spikatja e saj në luftë, por dhe pas luftës

Një pjesë të rëndësishme në libër e zë dhe jeta e Belishovës, zënë vuajtjet e saj si dhe të familjes pas internimit e burgosjes së bashkëshortit Maqo Çomo, por dhe tregimet e njerëzve që e kanë njohur atë nga afër, disa bashkëvuajtës të regjimit komunist të Enver Hoxhës, por dhe miq të fëmijëve të Belishovës.

/Oranews.tv/

 

EMISIONET