Lira turke dobëson euron

Lira turke dobëson euron

Lira turke ka dhënë efektet e para edhe në dobësimin e monedhës europiane në tregjet ndërkombëtare. 

Shumë investitorë kanë filluar që të përdorin monedha të tjera të qëndrueshme siç janë franga zvicerane dollari apo jeni duke shmangur euron.

 Investitorët gjithmonë e më shumë i tremben efekteve të kursit të këmbimit të lirës turke e cila do rrisë efektet edhe në tregjet europiane. 

 Në tregjet ndërkombëtare një euro Në fillim të kësaj jave ka humbur 0.3 përqind pikë në përballë monedhës amerikane dollarit i cili është forcuar. 

 Një euro është këmbyer me 1.13 dollarëve, duke arritur pranë nivelit më të ulët të këtij viti. Por efekti i dobësimit të monedhës turke nuk është ndier në Shqipëri. 

 Monedha europiane vijon të jetë e qëndrueshmë përballë lekut shqiptar.Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë gjatë së hënës një euro është shkëmbyer me 125.5 lekë duke pësuar një vlerësim të vogël përballë lekut me 0.1 krahasuar kjo me javën e kaluar. 

Qëndrueshmëria e monedhës europine në vend lidhet me ndërhyrjen në treg të Bankës së Shqipërisë e cila po blen euro për të shmangur luhatjet e forta. Në fillim të muajit qershor Banka e Shqipërisë shpalli programin e blerjes së valutës, me qëllim frenimin e mbiçmimit të shpejtë të lekut. 

EMISIONET