Lionel Messi mund i vetëm Leganes, Barcelona vendos një dorë tek titulli

Lionel Messi mund i vetëm Leganes, Barcelona vendos një dorë tek

Me një Lionel Messi në superformë, Barcelona hedh një hap të sigurtë drejt titullit të 25-të në histori.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka vazhduar pa humbje në këtë kampionat, teksa Barcelona ka thyer rekordin prej 38 ndeshjeve radhazi pa humbje në La Liga, i cili mbahej nga Real Sociedadi.

Ishte ylli argjentinas që realizoi për katalunasit në minutën e 27-të, duke zhbllokuar avantazhin. Është përsëri ylli argjentinas, Lionel Messi, i cili ka shënuar për 2-0.

Goli i argjentinasit erdhi në minutën e 32-të të ndeshjes. Ky gol i Messit u shënua pas asistimit të Philippe Coutinhos.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë dhe të dyja skuadrat arritën të shënojnë nga një gol.

Ishin miqtë e Leganes, të cilët arritën të kthehen në lojë duke shënuar me anë të Nabil El Zhar për të ngushtuar rezultatin në 2-1.

Megjithatë, në fund të lojës u shfaq përsëri Messi, i cili shënoi për 3-1 duke kompletuar "hattrik-un" dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Pas kësaj fitore, katalunasit kanë 71 pikë në vendin e parë, ndërsa Leganes renditet në pozitën e 14-të me 36 pikë.




EMISIONET