Lionel Messi dëshiron që klubi i Barcelonës të transferojë mbrojtësin e Bajernit të Mynihut, David Alaban.

Sipas asaj që shkruan “Don Balon”, Barça i ka kërkuar Messit të ofrojë një përzgjedhje të mbrojtësve të krahut për t’i bërë konkurrencë mbrojtësit të majtë Jordi Albas në skuadër, me 25-vjeçarin Alaba që është pëlqehet shumë nga ylli argjentinas.

Emrat tjerë në listën e dëshirave të Messit thuhet të jenë Marcos Alonso i Chelseat dhe Jose Gaya i Valencias.

/Ora News.tv/