Lindja çezariane, një trend në rritje, gjinekologu tregon arsyet

Lindja çezariane, një trend në rritje, gjinekologu tregon

Numri i lindjeve çezariane është rritur ndejshëm.

Gjinekologu Erlin Kurti i ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’ ka treguar arsyet përse femrat çdo ditë e më shumë zgjedhin lindje normale por çezariane.

Ai shprehet se shkaqet janë të ndryshme.

Erlin Kurti: ‘Natyrisht që lindja normale është zgjedhja e parë dhe prioriteti absolut. Duhet të jetë një zgjidhje qoftë për doktorin dhe për pacientin. Por duke parasysh shumë elementë të tjerë si mosha e pacientit, mosha e lindjes është rritur, patologji të ndryshme të nënës ose bebes. Duke zgjedhur rrugën çezariane, e cila në një farë mënyrë prevenon traumën e lindjes tek një bebe dhe natyrshëm eviton disa komplikacione të tjera gjatë lindjes normale.'

Sipas gjinekologut lindja çezariane nuk duhet të zgjidhet për ‘luks’ por vetëm në rastet kur e ke të pamundur lindjes normale.

Erlin Kurti: “Duhet të jemi të vëmendshëm për të dhënë një diagnozë të qartë.”

/Oranews.tv/

 

EMISIONET