Lindi pa një pjesë të trurit dhe pa sy, vdes tragjikisht në moshën 10-vjeçare

Një vajzë 10-vjeçare e cila lindi pa një pjesë të trurit dhe pa sy ka vdekur.

Miracletina Julie Nanai, e njohur si 'Foshnja e  mrekullisë', lindi në Samoa në vitin 2007.

Babai i saj, Mikaele tha se Miracletina ishte aq e gjymtuar saqë mjekët parashikonin se ajo do të jetonte vetëm për disa orë dhe donin ta linin që të vdiste.

Por përkundrejt të gjithave 10-vjeçarja arriti që të mbijetojë.

Miracletina u nda nga jeta të dielën.

"Mua më mungon aq shumë dhe sa kur e kujtoj, zemra ime vetëm thyhet,"-tha babai i saj.

Gjitashtu 10-vjeçarja nuk arrinte të fliste. Përpos faktit që nuk mund të shihte, si edhe i mundonte një pjesë e trurit, Miracletina kishte e gjymtime të tjera fizike.

EMISIONET