Një nënë është tronditur pasi vajza e saj lindi me dy koka.

Foshnja me dy koka ka lindur rreth 6.8 kg dhe aktualisht po lufton me jetën në spital.

Njëra nga kokat ka aftësinë për të lëvizur ndërsa tjetra akoma jo.

Nëna 35 vjeçare nga Cambodia nuk kishte bërë kontrollin gjatë shtatëzanisë dhe kjo gjë u zbulua vetëm kur ajo u fut në sallën e lindjes.

Foshnjes fillimisht i dolën këmbët dhe mjekët y detyruan që ti bënin një seksion cezarian.

Por ata u habitën kur panë dy koka të vogla të bashkuara në të njëjtin trup.

"Unë dua të jem i lumtur, por jam edhe i mërzitur. Nuk e di pse ndodhi kjo. Foshnja nuk është e fortë. Ndjenjat e mia janë të turbullta. Po, unë jam i lumtur që kam një vajzë, por jam edhe i shqetësuar. Nuk e di nëse do të mbijetojë, nuk dimë çfarë të bëjmë"-tha Keit.

Shtatzënia nuk u zbulua pasi nëna nuk kishte bërë kurrë një skanim me ultratinguj.

Prindërit, që kanë 3 fëmijë të tjerë janë nga një fshat në rrethin e largët të Battambang.

Foshnja po ushqehet me tuba dhe mgahet në inkubator.

Mjekët thanë se po monitorojnë gjendjen e tyre para se të vendosin se çfarë të bëjnë më pas.

"Fëmija ka rrahje të zemrës shumë të dobëta. Nëna është e lodhur nga lindja dhe është gjithashtu e tronditur. Mjekët nuk e kanë lejuar fëmijën të merret në shtëpi dhe ne e kemi atë në spital,"-tha një zëdhënës i spitalit.


/Ora News.tv/