Një foshnje ka lindur e shëndetshme nga një mitër e transplantuar nga një trup i vdekur.

Operacioni 10 orësh i transplantimit tek nëna dhe më vonë trajtimi i fertilitetit, u zhvillua në Sao Paolo, Brazil, në vitin 2016.

Nëna 32 vjeçare lindi pa mitër.

Ka pasur 39 transplantime të mitrës duke përdorur një donator që jetonte, përfshirë edhe nëna që dhurojnë mitrën për vajzat e tyre, duke rezultuar në lindjen e 11 foshnjeve.

Por 10 transplantet e mëparshme nga një donator i vdekur kanë dështuar ose kanë rezultuar me abort.

Në këtë rast dhuruesja e mitrës ishte një nënë e tre fëmijëve rreth 40 vjeç, e cila vdiq nga gjakderdhja në tru.

Ndërsa marrësja vuante nga sindroma Mayer-Rokitansky-Küster-Hauser, që do të thotë se vagina dhe mitra dështojnë të marrin formimin e duhur. Sindroma prek rreth një në çdo 4.500 gra.

Megjithatë, vezoret e saj ishin në rregull. Dhe mjekët ishin në gjendje të hiqnin vezët, t'i fekondonin me spermën e bashkëshortit të saj dhe më pas i ngrinë.

Gruas iu dhanë ilaçe që i dobësuan sistemin imunitar për të parandaluar që trupi i saj të refuzonte transplantin.

Dhe rreth gjashtë javë më vonë, ajo filloi të kishte menstruacione.

Pas shtatë muajve, u futën në mitër vezët e pllenuara.

Dhe, pas një shtatzanie normale lindi  foshnja 2.5kg me prerje cezariane.

/Ora News.tv/