Lilaj pranë kampionatit zvicerian, Skënderbeu "sy e veshë" për ofertën

Lilaj pranë kampionatit zvicerian, Skënderbeu "sy e

Sabjen Lilaj mund të transferohet në Zvicër.

Mesfushori pritet t'i jap lamtumirë Skënderbeut pas 5 vitesh të suksesshme me bardhekuqtë.

Ky ka gjasa të jetë largimi i dytë për ekipin korçar pasi edhe mbrojtësi Bajram Jashanica me shumë mundësi do të transferohet në kampionatin rus tek skuadra e Akham Grozni, ku aktivizohet dhe 2 lojtarët shqiptarë, Odise Roshi dhe Bekim Balaj. Tek skuadra ruse, Lilaj do të gjente dhe ish shokun e ekipit tek Skënderbeu, Bernard Berishën.

Sabjen Lilaj këtë sezon po kalon një formë shumë të mirë duke ndihmuar bardhekuqtë për t'u kualifikuar në Europa League për herë të dytë në histori

Lilaj i cili sapo u shpall dhe lojtari më i mirë në Shqipëri për vitin 2017, kërkohet nga një skuadër e fortë zviceriane, por që emri  nuk bëhet akoma i ditur, edhe pse spekulimet "zbardhin" emrin e Young Boys si skuadra që e kërkon 28 vjeçarin.

EMISIONET