Ligji nuk e ndal sëpatën e paligjshmërisë në Lezhë

Ligji nuk e ndal sëpatën e paligjshmërisë në Lezhë

Pavarësisht efekteve pozitive, moratoriumi i pyjeve nuk e ka ndalur plotësisht sëpatën e paligjshmërisë në qarkun e Lezhës. Fenomeni bëhet me prezent me afrimin e stinës së ftohtë dhe pranohet edhe nga institucionet përgjegjesë për zbatimin e ligjit.

Moratoriumi nuk e ka frenuar plotësisht sëpatën e paligjshmërisë në pyjet e qarkut të Lezhës

Problematika pranohet edhe nga Inspektorati Shtetëtor i Mjedisit dhe Pyjeve, pavarësisht efekteve pozitive që ka dhënë në këtë drejtim.

Aleks Dodaj: "Mund të ketë dhe ka patur probleme të vogla për të cilat dhe kemi marrë masa ligjore, siç janë marrë masa ligjore ndajë inspektorëve të bashkisë për mos njoftim të dëmeve të shkaktuara, ashtu dhe ndaj personave që janë evidentuar në prerje të pa ligjshme".

Fenomeni është me prezent në stinën e dimrit, pasi shumë qytetarë e sigurojnë ngrohjen me dru. Ndaj edhe sfida e zbatimit të ligjit është me madhe

Aleks Doda: "Problemi është gjithmonë, që kurrë është krijuar shërbimi pyjor ngrohja e popullatës është bërë edhe me mënyra të tjera,por jo me kaq dëme të mëdha".

Moratoriumi 10 vjeçar që ndalon prerjen e pyjeve dhe eksportimin e lëndës drusore hyri në fuqi në vitin 2016, pasi në atë kohë u vlerësua se sëpata e paligjshmërisë kishte shfarosur afro 20 për qind e fondit pyjor.

EMISIONET