Ligji për librin, Kumbaro: Propozojmë taksën zero

Ligji për librin, Kumbaro: Propozojmë taksën zero

Ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka shprehur qëndrimin e saj kundër TVSH për librin. E ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Kumbaro shprehet se amendimi i cili është në proces për të mbledhur opinionet nga ministritë synon që taksa për librin të jetë zero.

Kumbaro: Unë kam qenë dhe jam kundër taksimit të librit në përgjithësi. Një ndër frontet e "luftës" është lufta për të hequr krejtësisht TVSH. Unë jam këtu për të ndryshuar politikat e qeverisë në interes të librit, por edhe për të bërë të mundur që ato të ulen maksimalisht.  Unë kam votuar pro amendimit të Erion Braçes, por ishim pakicë brenda mazhorancës. 

Në 2018 ministria e Kulturës ka përgatitur dy amendime në dy ligje, të cilat synojnë këto lehtësira fiskale dhe financiare. Një është në ligjin për artin dhe kulturën që përjashton nga prokurimi projektet artistike të institucioneve të kulturës. Dhe një amendim shumë të rëndësishëm të ligjit për librin, i cili është në proces për të mbledhur opinione në ministri të ndryshme. Shumica e ministrive janë shprehur pro. Pritet opinioni i ministrisë së Financave, në të cilin në propozojmë taksën zero. Nëse ky pr/ligj do të miratohet, ose do të negociohet që gjithsesi të jetë një taksë më e ulët nga sa është sot unë besoj se do të jetë një fitore e ministrisë së Kulturës, pse jo edhe e imja personalisht. 

EMISIONET