Liderat e Koresë së Veriut dhe Jugut do takohen në shtator

Liderat e Koresë së Veriut dhe Jugut do takohen në shtator

Udhëheqësit e Koresë së Veriut dhe të Jugut do të mbajnë një samit të dytë në Penian në shtator, sipas Ministrisë së Unifikimit të Koresë së Jugut.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u takuan për herë të parë në prill, ku nënshkruan Deklaratën e Panmunjom, duke premtuar të krijojnë marrëdhënie më të ngushta dhe të punojnë për t'i dhënë fund zyrtarisht Luftës së Koresë.

Samiti i ardhshëm do të jetë takimi i tretë i tyre këtë vit, pas një takimi të dytë në maj në zonën e çmilitarizuar (DMZ) që ndan veriun dhe jugun.

Ministria e Unifikimit të Koresë së Jugut njoftoi takimin e ardhshëm pas një raundi bisedimesh të nivelit të lartë midis zyrtarëve nga Penianit dhe Seul në DMZ të hënën.

EMISIONET