Libofshë, qendra e re shëndetësore do t'i shërbejë 10 mijë personave

Një qendër shëndetësore e rikonstrukturuar me një investime prej 75 mijë euro do t'i shërbej 10 mijë banorët e Libofshës në fier. Për autoritet shëndetësore, qendra garanton shërbim me standarde dhe banorët nuk kanë përse të shkojnë drejt spitalit rajonal por mund të marrin shërbimet aty.

Manastirliu: I gjithë edhe trajnimi që është bërë për të trajtuar rastet urgjente, tashmë është një vlerë e shtuar për ju. Diagnozat mund t'i trajtoni këtu dhe qytetarët marrin shërbim afër vendbanimit, që është fokusi i politikës së qeverisë dhe dhënia e mbështetjes për të gjithë ekipet profesionistëve të mjekëve dhe infermierëve në mënyrë që të ofrojnë shërbimin në kushte sa më të mira.

Tetë qendra të tjera shëndetësore janë në proces rehabilitimi në qarkun e Fierit, dy në Tiranë dhe dy në Dibër, në kuadër të projektit 'Shëndet për të Gjithë', në vijim të bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me Agjencinë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

EMISIONET