“Liberalizmi ekonomik”, libri me autorësi të Civicit dhe Xhepës

“Liberalizmi ekonomik”, libri me autorësi të Civicit dhe

Ardian Civici dhe Selami Xhepa, akademikët në Universitetin Europian të Tiranës dhe ekonomistët e njohur në vendin tonë sollë në treg botimin "Liberalizmi ekonomik përmes 24 mendimtarëve". Botimi është një përmbledhje analizash të atyre që themeluan liberalizmin në ekonomi përmes zhdukjes së monopoleve dhe krijimin e lirisë ekonomike në një shtet.

"Liberalizmi ekonomik përmes 24 mendimtarëve", mban autorësinë e dy ekspertëve të njohur të ekonomisë Adrian Civici dhe Selami Xhepa, akademik në Universitetin Europian të Tiranës.

Botimi është një analizë e liberalizmit ekonomik që shënon lirinë e tregut, shuarjen e mopoleve dhe lirinë ekonomike në një shtet.

Civici: “Shprehja që është futur në fjalorin liberal si ‘dora e padukshme e Adam Smithit’ në fakt është dora e dukshme e tij, pasi liberalizmi në thelb synon disa gjëra që shënojnë lirinë e tregut dhe këto janë të dukshme; mosekzistenca e monopoloeve, lirinë ekonomike dhe një shtet sa më minimalist në ekonomi’.

Xhepa:“Kam mësuar shumë nga jeta e personaliteteve më të rëndësishëm të liberalizmit, të parë në kontekstin e kohës kur jetuan e punuan, por dhe në kontekstin e diskutimeve të sotshme mbi ta”.

Libri i shërben ekonomistëve, studentëve për të njohur mendimtarët që themeluan liberalizmin.

Në promovimin e tij ishin të ftuar ekonomistë të tjerë të vendit, ish-ministri Malaj dhe ish-ministri Genc Rulaj.

EMISIONET