Libër monografik për legjendën e Flamurtarit

Libër monografik për legjendën e Flamurtarit

Vasil Rucit, një prej ikonave të sulmit të Flamurtarit të madh të viteve 80'-90' i është kushtuar një libër monografik nga shkrimtari i mirënjohur, Ergys Alushi.

Një libër ky që përcjellë gjithçka rreth jetës dhe padyshim asaj që ish-sulmuesi ka dhënë për futbollin vlonjat. Ai ishte pjesë e kohës së artë të Flamurtarit, që shkroi edhe historinë e futbollit shqiptar në Kupat e Europës.

Në promovimin e këtij libri ishin të pranishëm figura të rëndësishme të futbollit, ku bënte pjesë edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka. Për këtë të fundit, kjo monografi sjell në kujtesë talentin e Vasil Rucit, por edhe sharmin e ekipit të Flamurtarit në atë kohë.

"Do thoja që libri dhe aktiviteti që bëhet sot janë shumë të rëndësishëm për t'iu treguar gjithë fëmijëve tanë se sa mirë është të luash futboll. Kjo jeta e futbollit nuk mbaron sapo mbaron goditja e topit, por ai kontribut që jep në futboll të shoqëron gjatë gjithë kohës, gjatë gjithë jetës tënde. "-tha Duka.

Së fundmi, në promovimin e librit kushtuar vetë atij, Ruci falenderoi bashkëudhëtarët e tij në jetën futbollistike, që ishin të pranishëm në këtë ditë sinifikative për ish-lojtarin e madh.

EMISIONET