Lezhë, rrjeti elektrik i amortizuar kërcënim për banorët

Lezhë, rrjeti elektrik i amortizuar kërcënim për

Rrjeti i amortizuar elektrik është kthyer në një rrezik potencial për banorët e fshatit Ishull Lezhë. Banorët thonë se përcjellësit e energjisë këputen sa herë që fryn erë apo bie shi, duke u kthyer në kërcënim për ta.

Banor: ‘Telat nuk janë ndërruar, sa herë që bie shi këputen.”

Një tjetër shqetësim është kabina e energjisë elektrike, që ndodhet në mes të zonës së banuar dhe tërësisht e hapur, ku njoftimi “rrezik vdekje” është vërtetë potencial.

Banorët e Ishull Lezhës thonë se problematika është më e theksuar gjatë muajve të dimrit, pasi për shkak të kushteteve atmosferike energjia shkëputet herë pas herë duke i lënë në errësirë për orë të tëra

/Oranews.tv/


EMISIONET