Një tjetër ngjarje e rendë shënohet në rrethin e Lezhës, ku një 32 vjeçar  ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë nga person, i cili është shpallur në kërkim. Policia po punon për shkaqet e ngjarjes   

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e së mërkurës  në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Gurra', ku nga të shtënat ka mbetur i plagosur një 32-vjeçar. Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë personi që është qëlluar është  Vilson Zefi, i cili fatmirësisht ka marrë vetëm disa lëndime pa pasoja për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, për të zbardhur rrethanat dhe  kapjen e autorin, i cili është identifikuar me inicialet  A.P,  që  dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri tip pistoletë 32 vjeçarin Zefi.

Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.  Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

/Ora News.tv/