Lezhë, plagosën me armë 34-vjeçarin, pranga dy autorëve

Lezhë, plagosën me armë 34-vjeçarin, pranga dy

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy autorët e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të 34-vjeçarit, Martin Doda, ngjarje e ndodhur në Shënkoll ditën e djeshme (5 shtator).

Në pranga u vunë Petrit Lleshi 33-vjeç dhe Dritan Ndoj alias Zef Boci, 39 vjeç.

Sipas policisë, "33-vjeçari Lleshi ishte i arrestuar në datën 18 gusht të këtij viti, pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën bimë të dyshuara narkotike kanabis sattiva dhe në datë 22 Gusht 2018, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë  e liroi atë duke i caktuar masën e sigurisë "Detyrim paraqitje".

"Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohen si autorët të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj shtetasit M.D. 33 vjeç, banues në Tale, ndodhur në Shënkoll ditën e djeshme", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet proçedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprat penale parashikuar nga nenet 78-22 dhe 278 të Kodit Penal.

EMISIONET