Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç. Aksidenti u regjistrua pranë kryqëzimit të Ishull Shëngjinit.

Sipas informacioneve të policisë në aksident janë përfshirë një furgon mallrash dhe një makinë Renault, që drejtohej nga një femër, e cila ndodhen në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Ora News.tv/