Biblioteka e Lezhës ka patur një mysafire krejt të veçantë këtë fundjavë. Në praninë e dhjetëra fëmijëve është prezantuar libri i 3 i titulluar

“Ky Shi” i autores 10 vjeçare Sibora Huda. Ajo u prezantua për të bashkëndarë me moshataret e saj ndjesitë e hedhura në poezi.

Sibora Huda: Kam shkruar edhe shumë poezi të tjera që flasin për ndjenjat e të tjerëve, si endacakëve dhe jetimëve.

Prezantimi i Siborës si një poete e mirëfilltë ka qenë surprizë për drejtoreshën e bibliotekës Gjergj Fishta në Lezhë, Suela bala.

Poezitë e Siborës janë recituar me bashkëmoshataret e saj, duke identifikuar deshiren e saj per te shkruar, sinqeritetin, dashamirësinë dhe thjeshtësinë çarmatosesh në ato qe shkruan.

Poezia e Siborës prek tematika shoqërore shumë të mprehta dhe në këto poezi ajo flet me gjuhën e saj, me fjalë zemre. e Sigurisht përmes mendimeve shpresa dhe e bukura janë ato që të bëjnë edhe më shumë për vete.

/Ora News.tv/