Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona për shitje të lëndëve narkotike.Në pranga ka përfunduar E.F. 16 vjeç , banues në Lezhë. 

Policia thotë se "ky shtetas, dyshohet si posedues i rreth 1 kg  lëndë narkotike cannabis - sattiva, të cilën dyshohet se do ta shpërndante në doza të vogla në afërsi të shkollave".

Gjithashtu është arrestuar Anton Koka, 31 vjeç , banues në Lezhë.

Me vendim Nr. 113 datë 04.04.2018 , Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" ndaj tij për veprat penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", "Kultivim i bimëve narkotike" parashikuar nga nenet 283/1 dhe 284/2 të Kodit Penal. 

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

/Ora News.tv/