Në edicionin jubile të Panairit të Librit një intreses të lartë kanë treguar edhe lexuesit e vegjël. Duke parë frekuentimin e lartë, shtëpitë botuese kanë shtuar titujt dhe hapësirat dedikuar fëmijëve.

"Lexova një libër një ditë dhe e gjithë jeta ime ndryshoi”-shkruante Umberto Eco teksa me veprën e tij ndryshoi jetën e mijra njerëzve anë e mbanë botës. Duket se këtë shprehje më së shumti e kanë kuptuar edhe lexuesit e vegjël të cilët nuk i kanë munguar as këtë vit panairit të librit.

Ata kanë qënë viztorët më kureshtarë, më të interesuarit edhe pse jo më të zhurmshimit.

Thonë se kalojnë disa orë nën shoqërinë e librit dhe nuk ngurrojnë përmes mesazheve të sensibiliozojnë edhe bashkëmoshatërt e tyre të përqafojnë leximin.

Duke parë interesin e lartë, shtëpitë botuese kanë shtuar titujt dhe hapësirat dedikuar fëmijëve. Por cilët janë librat që po tërheqin më shumë lexuesit e vegjël?

Një tjetër libër, që në fakt i shtohet kolanës së figurave të njohura shqiptare është “Mw quajne Musine Kokalari”. Autorja Persida Asallani, ka sjellë jetën e shkrimtares së parë shqiptare, gruas së guximshme e mendje ndritur përmes fjalëve të thjeshta e ilustrimeve.

Por duket se jeta e Musine Kokalarit nuk është aq e panjohur për fëmijët të cilët dinë të tregojnë për jetën dhe personalitetin e saj.

Edhe këtë vit, Panairi i Librit është frekuentuar në masë të madhe edhe nga nxënësit e shkollave, jo vetëm të kryqytetit por edhe nga qytete të ndryshme të vendit.

/Ora News.tv/