Sulmuei polak i Bayern Munchen Robert Lewandowski kërkon largimin nga ekipi gjerman. Ai është prej kohësh një objektiv i Real Madridit, por polaku dëshiron një lëvizje në Premier League.

Antonio Conte do të përmirësojë sulmin e tij, pasi la në stol Alvaro Morata dhe Olivier Giroud për ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Barcelonën të mërkurën e kaluar(21 Shkurt).

Megjithatë, londinezët do të përballen me konkurrencën e Manchester City, gjë që do të ribashkonte Lewandowskin me Pep Guardiolan.

Nga ana tjetër është Manchester United që kërkon shërbimet e tij, të cilët nuk ngurrojnë të shpenzojnë milionat.

Ndërkohë sulmuesi francez i Bordeaux, Malcolm i cili ka pasur oferta nga Arsenali dhe Tottenham Hotspur, mendohet se ka arritur një marrëveshje me Bayern Munich.

Sport Bild pretendon se bordi i Bordeaux ka konfirmuar një marrëveshje pesëvjeçare me sulmuesin, por aktualisht nuk ka pasur negociata mes dy klubeve.

Klubi i Ligue 1 nuk do ta shesë yllin e ekipit lirë. Francezi mund ti kushtojë Barernit rreth 60 milion euro, vlerë e cila do ishte rekord për bavarezët.

/Ora News.tv/