Robert Lewandowski është padyshim lojtari më i kërkuar në merkaton e lojtarëve dhe sulmuesi i Bayern Munchen ka folur përsëri rreth interesimit të Real Madridit për të.

 “Nëse unë mendoj për këto spekulime. Në lidhje me të ardhmen time, do të ishte jo korrekte derisa unë jam lojtar i Bayernit.

“Jam lojtar i Bayernit dhe unë dua të jap gjithçka për këtë fanellë”.-përfundoi sulmuesi polak.

 Ish-ylli i Borussia Dortmund ndiqet prej kohësh nga gjigandi spanjoll dhe shikohet si zëvendësuesi ideal i Karim Benzema.

Në këtë sezon, Lewandowski po kalon një formë të mirë me skuadrën gjermane , duke shënuar 32 gola në 36 ndeshje, rrjeta që i kanë shërbyer Bayernit për të qënë në krye të Bundesligës në kuotën e 59 pikëve.


/Ora News.tv/