Robert Lewandowski vazhdon të insistojë se është i interesuar vetëm për Bayern Munich.

 “Jo, kjo nuk ka të bëjë me spekulimet. Nuk kam dëgjuar asgjë nga Real Madridi. Nuk e di nëse edhe agjenti ka pasur kontakte, kështu që njerëzit mund të shkruajnë çfarë të duan, por nuk më intereson mua”,-deklaroi Lewandowski.

Sulmuesi i Bayern Munich, ndërroi agjentin pak ditë më parë, çka shtyu mediat gjermane dhe spanjolle të spekulojnë se kjo lëvizje mund të ketë qenë për t’iu afruar edhe më shumë Real Madridit.

Sulmuesi polak iu bashkua Bayernit në vitin 2014, ku që nga ajo kohë ka bërë 181 paraqitje dhe ka realizuar 139 gola.

/Ora News.tv/