Për një kohë të gjatë ishin vërejtur lëvizje të shumta dhe të çuditshme të të rinjve drejt shtëpisë së tij. Dhe kështu, natën e së mërkurës, policia vendosi të kryej një kontroll.

Dyshimet rezultuan të vërteta: në shtëpinë e tij u gjetën dhjetëra doza kokainë dhe mijëra euro para të gatshme, të cilat kanë ardhur nga shitja e drogës.

Karabinierët e Stacionit Galliate arrestuan një 29 vjeçar shqiptar, pa precedentë të më hershëm penal dhe banues prej vitesh në këtë zonë. Ai e kishte kthyer tregtinë e drogës në burimin kryesor të të ardhurave.

Pas kontrolleve në shtëpinë e tij, policia gjeti 106 doza kokainë për një total prej rreth 200 gram, si dhe 15,880 euro në kartmonedha të ndryshme. Gjithashtu u gjetën edhe materiale paketimi.

I riu shqiptar është arrestuar dhe ndodhet në qeli deri në vendimin e gjykatës për vërtetimin e arrestimit.

/Ora News.tv/