Lëvizja Pesë Yjet forcë e parë në Itali, koalicioni i djathtë në avatazh por fundoset PD

Lëvizja Pesë Yjet forcë e parë në Itali, koalicioni i

Lëvizja 5 Yje triumfon në zgjedhjet e së dielës dhe  konfirmohet si forca e parë parlamentare në legjislaturën e re italiane.

Koalicioni i qëndrës së djathtë është koalicioni fitues dhe  Partia Demokratike pëson një humbje të thellë. Kjo është panorama e pjeshme e zgjedhjeve në Itali pak orë pas përfundimit të zgjedhjev e nisjes së numërimit të votave.

Por mbetet në pikpëyetje krijimi i qeverisë së re. Asnjë forcë politike nuk ka marrë numrin e duhur të votave për të qeverisur vendin.

Gjatë ditës së djeshme italianët kanë votuar për të zgjedhur deputetët dhe senatorët e legjislaturës së re parlamentare.

Sipas të dhnëave të publikuara nga Ministria e Brendshme Italiane,  72.93 % e italianëve kanë votuar për Dhomën e deputetëve ndërsa pjesëmarrja në votime për Dhomën e Senatit ka qënë në kuotën e 73.05%.

Për Dhomën e Deputetëve kanë pasur të drejtë vote të gjithë shtetasit italianë mbi moshën 18 vjeç, ndërsa për Dhomën e Senatit ata që kanë mbushur moshën 25 vjeç e sipër.

Deri më tani janë numëruar mbi 60% e kutive të votimit dhe rezultatet e pjesshme deri në përfundimin e numërimit të votave flasin për një triumf të Lëvizjes 5 Yje e cila konfirmohet forca e parë politike në vend deri më tani në kuotën e 31.09% të votave për dhomën e senatit dhe  31.04% të votave për Dhomën e Senatit.

Për Dhomën e Senatit Partia Demokratike e Matteo Renzit shënon një humbje të thellë duke marrë rreth 19.62% të votave e disa pikë ulje në krahasim me zgjedhjet e 2013. Ndërsa për Dhomën e Deputetëve PD ka marrë 19.35%.

Një rritje të dukshme të votave të Italinaëve ka marrë Lidhja e Veriut e Matteo Salvinit me 18.41% të votave për Dhomnë e Senatit dhe 18.33% për Dhomën e Deputetëve duke u konfirmuar forca e parë politike brenda koalicionit të qëndrës së djathtë.

Lëvizja 5 Yje është e vetmja forcë politike e cila ka garuar e vetme në këto zgjedhje pa qënë pjesë e asnjë koalicioni.

Partia Forca Italia e Silvio Berlusconit ka marrë më pak vota sesa ishte parashikuar nga sondazhet dhe renditet  si forca e dytë politike brenda koalicionit të djathtë me 14,25% të votave për dhomën e Senatit dhe 13.85% për Dhomën e Deputetëve.

Ndër koalicionet, e djathta italiane konfirmohet si koalicioni fitues i këtyre zgjedhjeve ne 37.55% të votave për Dhomën e Senatit e  37.08% për Dhomën e Deputetëve, ndërsa koalicioni i qëndrës së majtë ka marrë 23. 64 % e votave e për Dhomnë e Senatit me 23.60%.

Rezultatet e pjesshme flasin se asnjë forcë politike në vend nuk ka marrrë votat e mjaftueshme për të krijuar qevrinë e re italiane.

Sipas ligjit të ri elektoral, forca politike përcaktohet si fituese në zgjedhje me të paktën 40% të votave.

Me një rezultat të tillë do të jetë Presidenti i Republikës, Serrgio Mattarella, i cili do të marrë vendimin mbi përcaktimin e forcës politike e cila do të krijojë qeverinë e re.


EMISIONET