Lëvizja 5 Yje me një votim online një ditor i ka kërkuar zgjedhësve të saj të votojnë pro ose kundër heqjes së imunitetit  të senatorit e lejimit ose jo të nisjes së një procesi gjyqësor ndaj zëvendës kryeministrit italian Matteo Salvinit i  akuzuar për sekuestrim personi ndaj emigrantëve të anijes Dicotti.

Gjykata e Katanias i ka kërkuar Parlamentit Italian autorizimin për nisjen e procesit gjyqësor ndaj Ministrit të Brendshëm Matteo Salvini, njëherësh zëvendës kryeministër e senator i Partisë Lidhja, i akuzuar për sekuestrim personi ndaj 137 emigrantëve të anijes Diciotti që në natën e 24-25 gushtit të 2018 u shpëtuan në Mesdhe nga roja bregdetare italiane por u penguan për ditë të tëra të zbarkonin në tokë.

Lëvizja 5 Yje ka zgjedhur që vota e senatorëve të saj në Parlament për heqjen o jo të mandatit të senatorit ndaj Matteo Salvinit,  të bazohet në votën online të zgjedhëse e simaptizantve të kësaj force politike duke i ftuar të gjithë të votojnë pro o kundër autorizimit për nisjen e procesit gjyqësor ndaj Matteo Salvini.

Pas një dite votimi, elektorati i 5 Yjeve ka votuar kundër këtij procesi gjyqësor. 

Ndër 52417 votues të regjistruar në platformën online të votës, 30 946 votues pra mesatarisht 59.05% e tyre kanë votuar kundër heqjes së këtij mandati e 21 469, rreth 40.95% e votuesve kanë votuar pro.

Votimi i sotëm në platformën online të Lëvizjes 5 Yje ka hyrë në historinë e kësaj force politike pasi ka shënuar numrin rekord të personave të regjistruar për të votuar brenda një dite.

/Ora News.tv/