Një 24 vjeçar humbi jetën në një aksident të ndodhur paraditen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë.

Një autoveturë u përplas me motorin të cilin e drejtonte 24 vjeçari nga Gorishova, Flamur Tahaj

Pas përplasjes makina përfundoi në kanal dhe drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes.

"Sot rreth orës 10:15 në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur "Kafaraj", automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasi K.Z, është përplasur me një motorçikletë. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorçikletës.  Policia po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit i cili ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja" informoi sot policia.

Disa orë më pas u mësua dhe arrestimi i 68 vjeçarit Kudret Zykaj.

Viktima po lëvizte me një motor me targa greke.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje. 

/Ora News.tv/