UET Press dhe Mapo Edition sjellin në Panairin e 20 të Librit 50 tituj të rinj. Duke e parë letërsinë shqiptare si një kauzë emergjente, UET Press dhe Mapo Edition këtë edicion i kanë ofruar më shumë hapësirë letrave shqipe.

Duke e parë letërsinë shqiptare si një kauzë emergjente, UET Press dhe Mapo Edition këtë edicion të 20 të Panairit të Librit i kanë ofruar më shumë hapësirë letrave shqipe.

Autorët që i kanë besuar UET Press janë të shumtë duke nisur nga Preç Zogaj, Maks Velo, Mustafa Nano, Alfred Peza etj.

Drejtoria e UET Press, Alda Bardhyli, thotë se me rëndësi është edhe nxitja e mendimit kritik te lexuesit.

Por edhe këtë vit dukshëm vihet re një largim i lexuesit nga libri.

Në stendën e UET ndodhet e gjithë gama e gjinive të librave, që nga letërsia, përkthimet, librat ekonomikë dhe historikë.



/Ora News.tv/