Letra e dashurisë së Ajnshtajnit për studenten 20 vite më të vogël shitet në ankand për 6.100 dollarë

Një letër dashurie e Albert Ajshtajnit e shkruar në vitin 1921 për një shkencëtare italiane që kishte refuzuar ta takonte është shitur në një ankand në Jeruzalem për 6.100 dollarë.

Shkencëtari fitues i çmimit Nobel ishte 42 vjeç kur u shkroi Elisabetta Piccini, kur i shkroi një studenteje kimie 22 vjeçare.

Piccini jetonte një kat më lart apartamentit të motrës së Anshtanjit, në Firence.

"Ajnshtajni ishte shumë i interesuar për tu takuar me të. Por Piccini kishte shumë turp për të takuar një person kaq shumë të famshëm,"-tha shtëpia e ankandit Winner.

Shkencëtari e shkruajti letrën në gjuhën gjermane dhe i drejtohet studentes: "Për studiuesin shkencor, nën këmbët e së cilës fjeta dhe u ula për dy ditë të plota, si një suvenirë miqësor."

Shënimi u shit së bashku me një numër letrash të tjera nga Ajnshtajni, duke përfshirë një shënim të vitit 1928 ku Ajnshtajni shtroi mendimet e tij për "Fazën e Tretë të Teorisë së Relativitetit" të tij, e cila u shit në ankand për 103,000 dollarë.

EMISIONET