Letër për ata që jetojnë një dashuri në distancë: mos u dorëzoni

Letër për ata që jetojnë një dashuri në

Përgjigja varet nga secili person, pasi është një process i vështirë, por jo i pamundur.

Shumë njerëz mendojnë se po të jemi larg fizikisht, ndahemi, kur, shumë shpesh, është pikërisht kjo gjë që na bashkon më shumë me ata që dashurojmë.

Desireé Bianchi, kryeredaktore e ‘Upsocl’, ka shkruar një letër që përmbledh marrëdhënien e saj në distancë:

"Që herën e parë që e pashë, zbulova një dritë të veçantë në sytë e tij. Takimi ynë i parë ishte shumë i ëmbël, ndaj nuk mund të humbisja mundësinë të vazhdoja ta njihja, duke e ditur ‘riskun’ që do kaloja nëse do nisja një marrëdhënie, duke qenë se jetonte në një qytet tjetër.

Koha kaloi, takimet u bënë më të shpeshta. Kisha njohur një djalë të mrekullueshëm.

Nuk di të them kur ndodhi, por u dashurova pas tij. Në atë moment ndjeva sfidën e madhe për të çuar para një marrëdhënie me qindra kilometra distancë.

Duke mos e parë çdo ditë, nisën mendimet dhe gjithnjë dyshoja me veten: A mund ta duroj një gjë të tillë  vetëm për të vazhduar me të?

Fakti i thjeshtë i të qenurit larg dhe duke u parë rrallë, rriste dëshirën tonë të pakontrollueshme për të qëndruar bashkë.

Kjo u bë aq e fortë, sa kur u pamë, u argëtuam pa fund.

Çdo moment bashkë ishte një përjetësi dhe në të njëjtën kohë, ndodhi gjithçka shumë shpejt, deri sa erdhi momenti për t’u ndarë e për të vajtur secili në qytetin e vet.

Distance që na takoi të përjetonim, ishte prova më e vështirë për të mbështetur lidhjen. Edhe pse ishte çelësi për të konsolliduar një dashuri të cilën sot mund t’ua tregojmë atyre që na pyesin se si ‘mbijetuam’ aq gjatë pa u ndarë nga njëri tjetri.

EMISIONET