Google ka dizenjuar një lente syri high tech e cila mund ti japë një shpresë personave të verbër. Shpikja e zgjuar përmban një kompjuter të vogël brenda lentes i cili ka një opsion superzmadhim të fotos dhe lejon përdoruesin të indetifikojë objektet. Kamera e instaluar në të përpunon imazhet që sheh ndërkohë që mikroçipi i saj super i zgjuar i analizon të dhënat duke informuar përdoruesin në qoftë se ndonjë objekt po afrohet drejt tij. Ideja e lentes është në hapat e para, por prona intelektuale Patent Bolt beson se lentja do të ketë kontakt pozitiv në 180 milion njerëz të verbër në mbarë botën. “Një njeri i verbër i pajisur me lenten Google dëshiron të kaloj rrugën. Lentja i ofron atij siguri nëpërmjet analizës së komponentëve të lentes që përpunojnë të dhënat e imazhit të kapur nga kamera për të përcaktuar nëse ndonjë makinë po afrohet”- thonë ata. Google gjithashtu thotë se lentja do të jetë në gjëndje të zbulojë fytyrat dhe nëpërmjet opsionit të wirlessit ajo të ofron lidhjen me telefonin dhe pajisjet e tjera. Kjo shpikje vjen pasi Google zbuloi një lente tjetër për diabetikët, e cila analizon lotët për të paralajmëruar nëse përdoruesit e kanë sheqerin e tyre të lartë ose të ulët.

/Ora News.tv/