Pas Sokol Cikalleshit, Bekim Balaj e Florian Durmishaj, ishte radha e Ermir Lenjanit për të dërguar mesazh te trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci.

Mbrojtësi realizoi golin e parë në barazimin 2-2 që Sion mori ndaj Luganos. 29 vjeçari shfrytëzoi një pasiguri të portierit mik në zhvillimin e një goditje dënimi, për të tundur rrjetën.

Minuta të pakta për Sadikun, me "BUM BUM" që u aktivizua nga tekniku i Lugano vetëm në minutën e 75-të. Tre minuta më parë, ishte radha e Burim Kukelit për tu hedhur në fushë, me mesfushorin që zuri vend në zemër të skuadrës së Sion.

Pas këtij barazimi, Sion mban vendin e 7-të me 22 pikë, ndërkohë që Lugano gjendet një vend më poshtë me dy pikë më pak.


/Ora News.tv/