Liverpool nuk di të ndalet në merkaton e janarit.

Pas firmës me mbrojtësin hollandez Virgil van Dijk, "The Reds" duket se kanë siguruar dhe firmën me mesfushorin e Monacos, Thomas Lemar.

Dueli për yllin e skuadrës nga principata zhvillohet mes 3 ekipe nga Premier League angleze, Arsenal,  Manchester United dhe Liverpool, por sipas "YahooSports", lojtari i klasit 95' ka zgjedhur skuadrën e Jurgen Kloop për të vazhduar karrierën e tij.

Nuk dihet dita kur Lemar do të bashkohet me skuadrën e Liverpool pasi fatet e 22 vjeçarit vendosen nga e ardhmja e Coutinho-s,  por një gjë "është"e sigurtë, Thomas Lemar do të zëvendësojë brazilianin nëse ai vendos të largohet nga Liverpool-i.

/Ora News.tv/