Kur flasim për ushqyerje në mënyrë të shëndetshme, portokalli është një nga frutat më të mira. Portokalli është i pasur me kalcium, friba e vitaminë C dhe ju ndihmon që të jeni sa më shumë energjikë si edhe të humbisni peshë. 

Ndaj lëkurët e tij nuk duhet ti hidhin kurrë, për shkak të përmbajtjes së vitaminës antioksidante C, që ka aftësi për të djegur dhjamin.

Por si mund ti përdorni lëkurët e portokallit?!

Pasi të qëroni portokallin, lëkurët vendosini në një vend të freskët e të thatë për ti bërë çaj.

Përbërësit që ju duhen janë për përgatitjen e çajit janë:

1 lugë gjelle lëkurë portokalli e thatë,

1 gotë ujë i nxehtë

1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja

Lëkurët e thata të portokallit hidhini në një enë me ujë të nxehtë. Lërini të ziejë për 10 minuta e më pas kullojeni çajin.

Hidheni në filxhan dhe shtojini mjaltin sipas dëshirës. Dy gota në ditë janë të mjaftueshme që ju tu humbisni peshë e të mbani trupin në formë.

/Ora News.tv/