Lëkunden pozitat e Sarrit, Chelsea zbardh 5 kandidaturat

Eliminimi nga FA Cup pritet t'i kushtojë stolin Maurizio Sarrit, i cili duket se i ka të numëruar ditët e tij në "Stamford Brigde".

 E për këtë fakt, mediat britanike kanë nisur hulumtimet për të gjetur pasuesin e italianit, me Zinedine Zidane që kryeson listën e dëshirave të Roman Abramovich. Ish-trajneri i Realit të Madridit është kandidati potencial për tu ulur në stolin e "Bluve të Londrës", me Zizu që i ka vendosur kushte nëse duan shërbimet e tij.

Një tjetër emër elektrizues është edhe një ish. Bëhet fjalë për Jose Mourinho, që pas largimit nga stoli i Manchester United mund të rikthehet për herë të tretë në Londër për të drejtuar Chelsea. Megjithatë, lista e Abramovich nuk ndalet këtu, me Laurent Blanc dhe Frank Lampard që shihen si zëvendësues potencial për të zëvedësuar Sarrin.

Një tjetër emër është edhe ai i Gianfranco Zola, por kuotat e tij për tu ulur në pankinën e Chelsea janë tepër të ulëta.

EMISIONET