Leksion nga Greqia për mamuthët tanë

Leksion nga Greqia për mamuthët tanë

Për thelbin e kësaj që ndodhi me procesin e zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vendin tonë fqinj, Greqinë, e ka fjalën partia “Zgjidhja!

Brenda 3 orëve u numëruan votat, kryeministri Aleksis Cipras pranoi humbjen dhe uroi kundërshtarin, kurse sot, pa u mbushur 24 orë, u certifikua rezultati dhe kryetari i partisë ‘Demokracia e Re’, Qiriakos Micotaqis, u betua si formues i qeverisë së re.

Kjo është demokracia funksionale që ne kërkojmë për Shqipërinë. Ajo ku njerëzit votojnë të lirë dhe procesin nuk e bëjnë dhe e kontrollojnë partitë, as OSBE/ODIHIR-i dhe as ambasadat e huaja.

Kemi plot 29 vite që nuk bëjmë zgjedhje të lira. Ato janë të kapura. I organizojnë dy parti kusarësh me ushtitë e militantëve të tyre të sëmurë, plaçkitës e të korruptuar. Partitë e vjetra dhe një grusht politikanësh që funksionojnë tashmë vetëm si klane mafiozo-ekonomike nuk i lëshojnë zgjedhjet, as administratën e shtetit dhe as administratën zgjedhore; herë bashkëpunojnë e herë luftojnë për të kontrolluar votën e shqiptarëve, me çdo mjet e mënyrë. Vetëm këta mamuthët tanë transportojnë nga QV-të në KZAZ, për të numëruar me ditë e javë të tëra kutitë e votave të panumëruara. Në shërbim të vjedhjes kanë ndërtuar një sistem të kalçifikuar nga i cili nuk heqin dorë, edhe kur shohin që Shqipëria rrezikon si në këtë periudhë, që të bjerë në kaos dhe destabilitet civil e ekonomik.

Nuk heqin dorë nga ky mekanizëm vrastar për Shqipërinë, sepse e dinë që vota e manipuluar, e blerë me para, vende pune, thasë me miell apo edhe e shantazhuar, u siguron pushtet. Dhe kush ka pushtet, bën pasuri të mëdha; me pasuri blen votat dhe shpirtin e votuesve.

Ky është rrethi vicioz, kurthi fatal, që nuk mbaron kurrë për popullin më të varfër në Europë, që është i dënuar të udhëhiqet vetëm nga një grusht politikanësh të pangopur në pasuri.

Vetëm vota e lirë, që është zemra e demokracisë funksionale dhe kauza e madhe e partisë ‘Zgjidhja’, mund ta bëjë Shqipërinë një vend normal që ecën drejt prosperitetit.

Ky është leksioni për mamuthët e politikës shqiptare që vjen nga fqinji ynë, Greqia, i cili, vetëm pak vite më parë ishte në krizë të rëndë ekonomike dhe politike, por, vetëm nëpërmjet votës së lirë, ka reflektuar duke e kapërcyer dhe ecur përpara!

EMISIONET