Lekbello thirrje Partizanit: Duhen cilësi për të shpresuar në Europë

Lekbello thirrje Partizanit: Duhen cilësi për të shpresuar

Ish-futbollisti i Partizanit, Artur Lekbello u shpreh i lumtur për këtë sukses të të kuqve pas 26 vitesh mungesë. Por, nga studio e "Fair Play nga Enkeleida Zeko", në rolin e specialistit, Lekbello këshilloi drejtuesit e Partizanit që të investojnë në merkato, pasi me këtë grup nuk do ta përballojë mirë eksperiencën në Kupat e Europës.

"Mungesa e Skënderbeut e ndihmoi Partizanin që të shpallej kampion. Jo në nivelin e duhur Kukësi, Durrësi, Flamurtari që të hapnin shpesh probleme në kampionat. Një meritë tjetër i takon edhe klubit të Partizanit për vetë faktin se është i vetmi vit që Partizani merret me arbitrat, federatën dhe me shtypin. Jemi të lumtur për vetë faktin që ata e merituan dhe dhanë shpirtin për të arritur tek ky trofe. Për ndeshjet e Europës, presidenca duhet të mendojë për më gjatë pasi ky ekip nuk ma mbush mendjen për në Kupat e Europës. Duhet të sjell më shumë cilësi në ekip sepse ka pasur raste që disa skuadra luajnë edhe me llambë të kuqe. Duhet të organizohet për të na dhënë një kënaqësi edhe ne."-tha mes të tjerash Lekbello.






EMISIONET