Lejonte ndërtime pa leje, arrestohet inspektori i policisë Durrës

Lejonte ndërtime pa leje, arrestohet inspektori i policisë Durrës

Një oficeri i policisë së Durrësit është arrestuar nga Shërbimi për Çëshjtet e Brendshme dhe Ankesat pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.

Në pranga u vu Muharrem Haka, 57 vjeç, me detyre inspektor policie (SPZ) ne Komisariatin e Policise Durres.

"Mbi bazen e hetimeve eshte dokumentuar se SPZ, duke shperdoruar detyren, perfitonte shuma parash dhe lejonte ndertime pa leje ne zonen qe mbulonte", sqaroi policia.

Çeshtja penale eshte ndjekur pas nje referimi te bere nga SHÇBA ne Prokurori dhe hetimit disa mujor me mjete speciale.

Ndërkohë hetimet po vijojne.

EMISIONET