Lejet për HEC-et në Osum, Malltezi: Ata që firmosën u bënë ministra

Lejet për HEC-et në Osum, Malltezi: Ata që firmosën u

Partia demokratike denoncon faktin dy lejet për HEC në kanione janë bërë me bekimin e Ramës dhe ministrit Klosi, të cilët i shpërblejnë personat që firmosin lejen  me detyra në ministri.

Malltezi: Rama dhe Klosi luajnë teatër edhe me premtimet për ndjekje penale, sepse ata kanë graduar me detyra më të larta, personat që kanë firmat në lejen mjedisore, pa të cilën nuk nis dot ndërtimi i asnjë projekti.

Sa për informacion, zyrtari që ka miratuar lejen mjedisore për Osumin, ish Drejtori i Lejeve Mjedisore (z. Baduni), tani është graduar nga Blendi Klosi si Drejtor i Turizmit në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit ku punon edhe Klosi. Nuk ka absurditet më të madh që ai që firmos për shkaterrimin e një zone turistike unikale të drejtojë edhe politikat e turizmit.

Një tjetër shqetësimi i ngritur nga drejtuesi i departamentit të mjedisit në PD Malltezi, është heshtja e drejtuesit të zonave të mbrojtura, i cili përmes fondeve të agjencisë ka kaluar buxhet në shoqatën që drejtonte më herët.

Malltezi: Në fakt, me zonat e mbrojtura po ndodh një skandal tjetër i madh. Në krye të Agjensisë së Zonave të Mbrojtura është emëruar Zamir Dedej. Deri para pak vitesh, ai ishte drejtor i një shoqate mjedisore, e quajtur INCA. Sot, buxheti i Agjensisë për investime/monitorime/trainime, mbi 330 milionë leke, i janë kaluar shoqatës mjedisore të drejtorit Dedej. Në këtë vend peshku i madh po peshkon peshkatarët se licensat per peshkim i kontrollon vetë kryepeshku.

 

Reagimi i Malltezit vjen pas publikimit të informacioneve të publikuar në media, se në 2015 janë miratuar dy leje për ndërtimin e HEC në Kanionet e Osumit; gjë që solli menjëherë reagimin e Ministrit Klosi i cili garantoi qytetarët se nuk do të lejonte asnjë ndërtim të tillë.

EMISIONET