Në kryeqytete ka një stok apartamentesh të pa shitura por pavarësisht kësaj kjo industri vijon të kërkojë leje të reja ndërtimi. INSAT ka bërë me dije këtë të mërkurë se numri i lejeve të ndërtimit ka pësuar një rritje të ndjeshme gjatë viti 2017 me 118%. 

Konkretisht INSAT bën me dije se vitin e kaluar janë miratuar gjithsej 819 leje nga 455 leje të miratuara në vitin 2016, duke shënuar një rritje prej 364 leje më shumë ku vendin e parë të lejeve e mban Tirana me 106 106 leje më shumë krahasuar me vitin 2016.

Pas Tiranës në renditjen e qyteteve që kanë marrë më shumë leje ndërtimi vjen qyteti I fierite më pas Durrësi. Ajo që bie në sy është se vetëm në qarkun e dibrës nuk është miratuar asnjë leje ndërtimi gjatë vitit 2017 .Qarqe të tjera ku janë miratuar më pak leje ndërtimi janë ai i Kukësit me 2, Vlorës, Gjirokastrës, Lezhës dhe Beratit me nga 6 leje. Ndërtesat për banim kryesojnë në lejet miratuara për vitin e kaluar të ndjekura nga ndërtimet me natyrë tregtare dhëmë pas vijnë punimet me natyrë inxhinierike kryesisht rikostruksione.

Lejet e ndërtimit

2017    819 leje

2016    455 leje

VLERA E NDËRTIMEVE

2017   49.1 mld lekë

2016   25.8 mld lekë

REDAKTOR says

/Ora News.tv/