Legjenda Pele "kërcënon" Mbappe-n: Po më detyron të kthehem në fushë

Legjenda Pele "kërcënon" Mbappe-n: Po më detyron

Nëse Kylian Mbappe barazon statistikat e tij, legjenda e kombëtares braziliane, Pele mund të kërkojë të kthehet në fushë.

Ky është mesazhi i 77 vjeçarit brazilian, që në rrjetin social "Tëitter" ka shkruar me shaka:

"Nëse Kylian Mbappe barazon statistikat e tij, mund të kthehem në fushë".

Të dielën, Mbappe u bë futbollisti i dytë më i ri, pas Pele që shënon në një finale të Kupës së Botës, me Francën që fitoi trofeun në Rusi 2018 pas një fitore 4-2 ndaj Kroacisë në Moskë.

19-vjeçari barazoi rekordin e Pele edhe në nisje të turneut, duke u bërë adoleshenti i parë që shënon dy herë në një ndeshje të Kupës së Botës.

Pele fitoi tre trofe të Kupës së Botës gjatë një karriere mahnitëse. Pele shënoi 77 herë në 92 paraqitje për ekipin kombëtar brazilian midis viteve 1957 dhe 1971.



EMISIONET