Legjenda e rokut kritikon Kim Kardashian: Çfarë ka bërë që të jetë e famshme?

Legjenda e rokut kritikon Kim Kardashian: Çfarë ka bërë

Jon Bon Jovi ka folur publikisht për famën e Kim Kardashian, e cila u krijua vetëm prej një video seksuale.

Në intervistën e tij për "Australia's Sunday" , ai kritikoi Kim duke thënë se është e tmerrshme që bëhen personazhe publikë njerëz si ajo.

“Është e tmerrshme që jetojmë në këtë lloj bote. Mund të them me plot gojën se nuk kam shpenzuar as edhe 60 sekonda të jetës me ato 'Shtëpiaket bla bla bla' dhe Kim Kardashian.

Nuk e kam parë show-n e tyre, nuk është për mua. Çfarë do të shkruajë Kimi në autobiografinë e saj, që bëri një film porno dhe kështu u bë e famshme?

Jo jo, preferoj të kaloj mbi këto gjëra. Shko shkruaj një libër, krijo një pikturë, studio, këndo, bëj diçka”, tha legjenda e muzikës rrok.

Kim Kardashian nuk ka bërë ende një reagim për këtë, por para disa kohësh foli për kritikët që kanë këtë mendim për të.

"Kjo është mënyra si u prezantova për botën. Është një mënyrë negative, kështu që mendova se unë duhet të punoj 10 herë më shumë që njerëzit të shohin të vërtetën time", u shpreh ajo për videon e publikuar në vitin 2012.

EMISIONET