Lecce provon goditje "last minute", shenjëstron yllin e kombëtares shqiptare

Lecce provon goditje "last minute", shenjëstron yllin e

Futbolli italian është futur në vorbullën e orëve të fundit të merkatos dhe shumë skuadra po përpiqen për të realizuar goditjet e fundit. Një prej skuadrave më aktive në këtë 24 orësh të fundit është skuadra e Lecce, që duke parë dhe garën e fortë në Seria B po tenton të firmos me plot 3 lojtarë. Një mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues.

Por ajo që bie në sy në listën e gjatë të skuadrës verdhekuqe është emri i një shqiptari. Arlind Ajeti është vendosur në shenjestrën e drejtorit sportiv, Mauro Meluso që shikon te mbrojtësi kuqezi një siguri për prapavijën e Lecce në sezonin e ardhshëm. Ndërkohë sa i përket roleve të tjera Manuel Scavone dhe Andrea La Mantia mund të jenë përforcimet e fundit të Lecce për sezonin 2018-2019.

Nuk dihet formula që do dërgonte Ajetin te klubi i Lecce por shpresojmë që kosovari të vendos për më të mirën e tij.




EMISIONET