Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të një komunikate bën të ditur se kryetari i kësaj partie Isa Mustafa, këto ditë ka qenë i prekur nga një grip sezonal, si pasojë e të cilit është detyruar që të trajtohet në institucionet shëndetësore.

“Gjendja e kryetarit Mustafa është stabile e në përmirësim të vazhdueshëm, dhe shumë shpejt pritet rikuperimi i plotë e rikthimi në kryerjen e detyrave akademike dhe politike. Falënderojmë mediet dhe opinionin publik për interesimin”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Mediat gjatë ditës kanë raportuar se ish-kryeministri Mustafa është duke u trajtuar në Spitalin Amerikan.

/Ora News.tv/