Lazio-Inter/ Në Itali luhet gjithçka për një biletë Champions-i

Lazio-Inter/ Në Itali luhet gjithçka për një biletë

Seria A luan javën e fundit të saj dhe kryesfida luhet në "Olimpico" aty ku Inter udhëton drejt Romës për t'u ndeshur me Lazio-n me synimin e vetëm, fitoren.

Zikaltërit janë të dënuar për të fituar,  duke e ditur se vetëm një fitore do t'i sigurojë kualifikimin për Ligën e Kampionëve në sezonit të ardhshëm.

Kjo do të jetë takimi i 150-të i Serie A në mes të dy skuadrave, me Inter që kanë regjistruar 61 fitore kundrejt 35 fitoreve të bardhekaltërve.  Një barazim do ta shihte Lazio-n në Ligën e Kampionëve, por kjo nuk ka ndodhur që nga marsi i vitit 2008.

Sa i përket këtij 90 minutëshi në fushë nuk do jetë vetëm një duel Lazio-Inter por edhe një sfidë mes dy bomberave të ekipit Ciro Immobile dhe Mauro Icardi që janë në garë për të fituar këpucën e artë të Seria A.

Momentalisht këtë garë e kryeson bomberi italian me një gol më shumë se ai argjentinas që më shumë se ky trofe individual do të tentoj të bëj mirë për skuadrën dhe pse jo, vitin e ardhshëm të bëj debutimin e tij të parë në Champions League.

Sfida mes Lazio-s dhe Inter-it do të luhet sot në "Olimpico" duke nisur nga ora 20:45.

EMISIONET