Lazio i bën dhuratë speciale Strakoshës, merr pjesë dhe legjenda e kombëtares shqiptare

Lazio i bën dhuratë speciale Strakoshës, merr pjesë dhe

Thomas Strakosha feston sot ditëlindjen e tij të 23-të dhe klubi i Lazio-s skuadër ku aktivizohet aktualisht gardiani shqiptar i ka kushtuar një video-mesazh ku pjesë e saj është dhe babai i talentit dhe njëkohësisht legjendë e kombëtares shqiptare, Foto Strakosha:

"Biri i babit, që të rrëzohesh në atë profesion, nuk është dobësi, por është shtytje që të ngrihesh akoma më i fortë.” – i drejtohej  Foto Strakosha të birit, Thomas.

“Që kur isha i vogël, kisha ëndërr të bëhesha portieri më i fortë në botë. Jetoja vetëm për futbollin. Stërvitesha 3 herë në ditë, për të bërë ëndrrën time realitet. Jam lindur dhe kam jetuar vetëm me një hero në jetën time, dhe ai është babai im, idhulli im, Fotaq Strakosha.”

“Mua më quajnë Tomas Strakosha dhe kjo është historia ime. Kisha kuptuar që në fillim se do ishte e vështirë të ikja vetë nga shtëpia, por e dija se do ishte për ëndrrën time. Kur shumë njerëz nuk kishin besim tek unë, mua më duhej vetëm besimi i familjes, dhe besimi që kishte treguar trajneri Inzagi dhe drejtori Tare. Fanella me numrin 1 është diccka më shumë. Gjithmonë mbaja mend se portieri ishte i pari që pagonte gabimin, por edhe fundit që dorëzohet nga ndeshja. Portieri ka gjithmonë një detyrim. Të veprojë apo jo, por shumë shpejt. Pozicion i keq, ai i portierit? Ndoshta. Por, a e keni provuar ndonjëherë?” – mbyll rrëfimin e tij Strakosha.

EMISIONET