Kualifikimi në Europa League duket se nuk i ka pëlqyer drejtori sportiv të Lazio-s, Igli Tare që në merkaton e ardhshme do të tentoj të përforcoj skuadrën.

Sipas "Corriere dello Sport" dhe "Rai Sport", Tare ka zhvilluar një takim sekret ditën e sotme me yllin e Konyaspor, Samuel Eto'o.

Sulmuesi kamerunas është tani 37 vjeç dhe u bashkua me Konyaspor-in në janar me një kontratë që skadon në qershor 2019.

Nëse Eto' o do të firmoste me skuadrën bardhekaltër do të ishte një kthim në Itali për sulmuesin që fitoi "tripletën" e famshme me Inter-in në vitin 2010, pastaj luajti për pak kohë tek Sampdoria.

Tek Lazio, Eto'o do të zëvendësonte, Luis Nani, i cili nuk kishte shkëlqimin e duhur tek Lazio.

Nani arriti në huazim me opsionin për të blerë nga Valencia, por shënoi vetëm tre gola me katër asistime në 25 ndeshje, shumica e të cilëve ishin nga stoli.

/Ora News.tv/