Lazio "dashurohet" pas shqiptarëve, pas Berishës shenjëstron Shaqirin

Lazio "dashurohet" pas shqiptarëve, pas Berishës

Lazio është gati të sfidojë Liverpoolin për të nënshkruar me yllin e Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri.

Sipas "Calciomercato.it",  çmimi i tij prej 15 milion eurosh është mjaft i levërdisshëm duke parë dhe formën që po kalon mesfushori, por Liverpooli është sigurisht në pole position deri më tani.

Për të arritur tek 26 vjeçari, Lazio ka problem pagën që përfiton zviceriani, pasi ai përfiton rreth 3 milion euro në vit.

Sezonin e kaluar, Shaqiri shënoi tetë gola dhe dha shtatë asistime në 36 ndeshje në Premier League.

Nëse Shaqiri pranon të transferohet në Seria A, kjo nuk do të ishte hera e parë, pasi ka luajtur për Interin nga janari deri në qershor 2015.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë klubi bardhekaltër zyrtarizoi firmën me mesfushorin e kombëtares kosovare, Valon Berisha.

EMISIONET